
Para pak ditësh Uanda Nara konfirmoi ndarjen nga futbollisti i Gallatasarait, Mauro Ikardi duke u shprehur se tashmë është beqare.
Por kjo gjë është mohuar nga vetë argjentinasi, i cili zbulon se ata jetojnë ende bashkë dhe se janë shumë të lumtur.
“Për ty që lexon, për të, për ty, për ata, për të gjithë… Të uroj natën e mirë apo natën e mirë”, shkruan futbollisti tek fotoja e postuar në rrjetet sociale.
Ai shfaqet duke u përqafuar me Uandën. Ndërsa në një tjetër story shfaqet me Uandën dhe vajzën e tyre dhe qenin.
Kjo nuk është hera e parë që Ikardi nxjerr zbuluar gruan e tij duke treguar të vërtetën mbi lidhjen e tyre.
Ndërkohë biznesmenia duket se ka për qëllim të jetë vetëm në qendër të vëmendjes dhe të bëjë bujë në media.

Lini një Përgjigje