
Banori i Big Brother Vip Kosova 4, Klodian Mihaj duket se ka lënë ‘gjurjmë’ tek ish-e dashura e tij italiane, Michelle.
Kjo e fundit ka bërë një kërkesë përmes rrjeteve sociale, drejtuar shqiptarëve. Duke qenë se nuk e kupton gjuhën shqipe, kërkon një përkthyes, për të ndjekur 24 orë ish-partnerin.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Michelle shpjegon se është në kërkim të një shqiptari që flet italisht rrjedhshëm dhe që e ndjek rregullisht reality show-n. Qëllimi i saj është të ketë dikë që mund t’i përkthejë dhe t’i shpjegojë çdo veprim, deklaratë apo situatë që lidhet me Klodin.
“Kërkoj dikë që mund të më tregojë gjithçka për ish-in tim, pasi nuk kuptoj asnjë fjalë nga ajo që ndodh brenda Big Brother Kosova.”
Kjo kërkesë konfirmon se Michelle vazhdon të ketë interes të dijë për gjendjen dhe sjelljen e Klodit, edhe pas ndarjes së tyre. Ajo e quan këtë nismë një mënyrë për t’u lidhur me komunitetin shqiptar dhe për të krijuar miqësi të reja me ndjekës që janë të gatshëm ta ndihmojnë. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse dikush do t’i përgjigjet thirrjes së saj dhe nëse Michelle do të arrijë të qëndrojë e informuar rreth çdo zhvillimi që përfshin Klodin.
Në fakt çifti janë njohur në një reality show shumë të njohur me titull ‘Too Hot To Handle’.
Klodi i paska lene me pasoja qiken ????#bbvipks4 pic.twitter.com/nMuglDyPMx
— lejallahile???????? (@mosshurdhoshume) November 23, 2025
Lini një Përgjigje