TAGS-AT E JAVËS

Showbiz10 Mars 2026, 14:01

U martua me Gimbon, por ka hallin e Mirit; Selina ‘i pastron imazhin’: E kuptoj me instikt femëror…

Shkruar nga Pamfleti

U martua me Gimbon, por ka hallin e Mirit; Selina ‘i pastron

Një diskutim i drejtpërdrejtë është zhvilluar mes Selinës dhe Mirit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku biseda mori një drejtim më personal. Të dy banorët u përpoqën të sqarojnë nëse mes tyre ka pasur ndonjë sjellje apo situatë që mund të jetë keqinterpretuar.

Selina iu drejtua Mirit duke e cilësuar si një person që “i njeh mirë femrat”, ndërsa e pyeti drejtpërdrejt se si arrin të kuptojë kur një vajzë ka ndjenja për të. Pyetja e saj e vendosi bisedën në një ton më intim, duke hapur një diskutim mbi perceptimet dhe sinjalet në marrëdhëniet mes tyre.

Nga ana tjetër, Miri u mbrojt duke thënë se nuk është në gjendje të dallojë gjithmonë nëse një vajzë ka ndjenja për të. Ai theksoi se nuk kishte bërë asnjë akuzë ndaj Selinës, por thjesht i kishte kthyer të njëjtën pyetje që ajo i kishte bërë më parë, duke e konsideruar diskutimin si një shkëmbim mendimesh dhe jo si një situatë konfliktuale.

Në përfundim të debatit, Selina dha një përgjigje të prerë, duke theksuar se instinkti i saj femëror nuk gabon dhe se ajo nuk ka ndjerë asnjëherë që Miri mund të ketë pasur ndjenja për të. Ajo shtoi gjithashtu se gjatë gjithë kohës nuk është ndjerë as e ngacmuar dhe as e intimiduar nga sjellja e tij, duke ‘pastruar figurën’ e tij aq shumë të përfolur.

Duket se Selina vërtet ka ndjenja për Mirin, përderisa është e shqetësuar edhe tani pas ‘martesës’ me Gimbon që t’i pastrojë imazhin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

selina miri gimbo

Lini një Përgjigje