TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2025, 14:51

“Tek Rama e humba besimin”, Zhaku: Kam lobuar për Vetëvendosjen

Shkruar nga Pamfleti

“Tek Rama e humba besimin”, Zhaku: Kam lobuar për

Inida Gjata, e njohur ndryshe si “Zhaku”, tha se Edi Rama i kërkoi dikur të drejtonte FRESSH-in, por ajo e refuzoi.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë”, “Zhaku” thotë se frika e saj ishte se do të humbiste lirinë.

“Qëllimi i Ramës ishte që unë të drejtoja FRESSH-in, që të futesha me stil, dhe t’ia merrja kalanë nga brenda. Kisha frikë se humbisja lirinë. Nuk u futa. Disa nga ata të rinj kanë ikur në Kosovë, te Vetëvendosja. Janë njerëz të njohur në Kosovë. Kam lobuar gjatë për Vetëvendosjen, por nuk besoj më si më përpara. Te Rama besoj pak më shumë se të tjerët, por e kam humbur besimin, jam zhgënjyer në shumë gjëra”.

 

zhaku edi rama

Lini një Përgjigje