TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Janar 2026, 17:28

Selin shoqe nga jashtë me Baby G? Banores i 'shpëton' padashje: Mbase s’ka kamera këtu! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Selin shoqe nga jashtë me Baby G? Banores i 'shpëton'
Selin dhe Baby G

Një bisedë e shkujdesur në oborrin e  “Big Brother VIP” mes Selin, Baby G dhe DJ Gimbos ka nxjerrë zbuluar një sekret: dy vajzat kanë pasur miqësi jashtë shtëpisë.

Gjithçka nisi në një atmosferë relaksi, kur Selin po përpiqej të këndonte një këngë të Baby G, por u bllokua te teksti.

Pa u menduar gjatë, ajo iu drejtua këngëtares duke i kujtuar një moment privat mes tyre: “A të kujtohet që kemi qenë brenda tek makina dhe e kemi vendosur këtë (këngën)?”

Ky detaj nuk i shpëtoi DJ Gimbos, i cili i habitur nga informacioni i ri, ndërhyri menjëherë: “A keni ndejt ju jashtë bashkë?”

Vetëm në atë moment Selin e kuptoi gafën që bëri, duke reaguar e alarmuar: “Uaa më shpëtoi!”. Nga ana tjetër, Baby G u përpoq të kontrollonte dëmin, duke shpresuar te mungesa e vëmendjes së regjisë: “A është kamera tek ne?”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BigBrother Buzz (@big_brotherbuzz)

selin dhe baby g “big brother vip

Lini një Përgjigje