TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shtator 2024, 22:09

Ronela Hajati ironizon kolegët për “këngët e lodhura”: Të paktën unë e pranoj!

Shkruar nga Pamfleti

Ronela Hajati ironizon kolegët për “këngët e

Pas sezonit të ngarkuar veror, Ronela Hajati ka gjetur kohë për të shijuar disa ditë pushim. Por këto ditë nuk janë vetëm pushime verore sepse njëkohësisht këngëtarja po i shfrytëzon për t’u frymëzuar edhe nga ana artistike. Megjithatë, e ka marrë malli shumë shpejt.

"Kam vetëm një javë pa performuar në skenë dhe më ka marrë malli që tani…jam e pandreqshme", shkruan këngëtarja në një postim në rrjete sociale.

Ronela vijon duke thënë se ky pushim është i nevojshëm për të në mënyrë që të sjellë muzikë edhe më të mirë. Me dozën e përhershme të sinqeritetit, ajo shkruan se s’i pëlqente më çfarë po prodhonte, por në ndryshim nga kolegët, e pranon pa reklamuar të kundërtën.

"Megjithatë realisht kam shumë nevojë për këtë pauzën nga të shkruarit muzikë se e ndieja që isha bërë përsëritëse dhe s’po më pëlqente më ajo që po prodhoja. Të paktën unë e pranoj, s’është se them që po bëj megahite për këngë të lodhura. Ndaj e shtyva dhe publikimin e këngëve të reja se dua t’ju marrë pak malli", shkruan ajo.

Në fund, ajo ka ndarë edhe një foto nga kënga e re që mezi pret ta nxjerrë.

Ronela Hajati ironizon kolegët për “këngët eRonela Hajati ironizon kolegët për “këngët e

 

 

ronela hajati kolege kenge te lodhura

Lini një Përgjigje