
Opinionistët kanë komentuar veprimin e Sarës, e cila u konfrontua fizikisht me Françeskën. Ori Nebiaj u shpreh se është e shëmtuar të shohësh që vajzat bien në këtë nivel.
"Sara e ka pasur të planifikuar këtë për inatin që ka pasur me Françeskën. Nuk e kuptoj pse plani i saj u hodh nga ajo vetë poshtë. Duke parë situatat e kaluara ajo pretendonte se do të kalonte në nominim ose eliminimin. Është shumë e shëmtuar që shoh që vajzat bien në këtë nivel. Absolutisht që gjesti i Sarës, që i shkoi tek tualeti, i mbajti derën, e shtyu brenda, dhe rrjedhimisht Françeska do e shtynte se çfarë do bënte tjetër", tha Ori.
Ndërsa Arbër Hajdari tha se kjo ishte një kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet në BBV.
"Ishte një situatë shumë e shëmtuar. Diskutimi i zhulit ishte një bisedë e pakëndshme, por nuk justifikon faktin e përfshirjes së Sarës. Ishte një kopje e shëmtuar e asaj që ndodhi vjet, por këtu shkelen dy rregulla, konfrontimi fizik dhe asaj të futjes dyshe në tualet. Është e turpshme, që një vajzë e pret në hyrje të tualetit më pas e shtyn, se rrjedhimisht se edhe tjetra duke e parë atë që kishte përballë nuk do t’i thoshte që hajde më shtyjë edhe pak", tha Arbër Hajdari.
Sara Gjordeni u përjashtuar nga gara e Big Brother VIP 3, pas veprimeve të saj ndaj banores tjetër, Françeskës.
Lini një Përgjigje