
Mbrëmë, gjatë spektaklit të Big Brother është transmetuar linja e jetës së Valbona Mhillit, ku ka treguar prej fillimit hapat e parë në fushën e medias.
Ajo ka zbuluar se kur kishte nisur të punonte në radio, shokët e shoqet i thonin që nuk ishte e aftë, por ka qenë i ati ai që e ka mbështetur më së shumti.
Ndërsa pas disa vitesh ajo tregon se mori një ftesë për të punuar si gazetare terreni.
“Kam lindur në Pukë. Ka qenë një ditë dimri, mami udhëtoi me kalë, kishte kushte shumë të vështira për të arritur në spital. Kemi pasur një fëmijëri të bukur. Në 1994, kemi ardhur në Tiranë. 2 vite më vonë, babai fillon punë në Policinë Ushtarake dhe përgjegjësia për të na rritur ne, i ra mamit. Kur nisa punë në radio, shokët e shoqet më thoshin ‘s’je e aftë’, vetëm babai më mbështeste. Shumë vite më vonë, më vjen një ftesë për gazetare terreni. Ishte plotësim i ëndrrës sime, forca ime ishte babi, ishte aty kur kisha nevojë për fortësinë e tij, komisari i jetës sime, më dha çdo gjë që kishte.”-u shpreh Valbona.
Lini një Përgjigje