
“Shoqërimi i vajzës në altar nga babai? Veprim patriarkal! Kisha suedeze kundërshton traditën…”, ishte tema që u diskutua një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel.
Kjo temë erdhi pas një deklarate që ka bërë një pastore në Suedi, Sara Waldenfors:
“Trendi relativisht i ri, sipas të cilit, babai shoqëron nusen drejt altarit dhe ia dorëzon atë dhëndrit, nuk është traditë e kishës sonë”.
“Edhe pse si skenë duket e bukur, ne nuk mund të shpërfillin atë që simbolizon: një baba duke i dorëzuar një virgjëreshë të mitur kujdestarit të saj të ri”, ka shtuar ka thënë pastorja në Nylöse, Gothenburg.
Sipas traditës suedeze, nusja dhe dhëndri ecin së bashku drejt altarit. Aktualisht, vendimi nëse një nuse mund të ecë apo jo drejt altarit me babanë e saj, varet nga priftërinjtë.
Ndërkohë i ftuar në studion e “Ftesë në 5” ishte Armand Peza, i cili sa herë niste të fliste, ndërpritej nga të ftuarit e tjerë.
Sipas Pezës, pastorja që ka bërë këtë deklaratën, do vëmendje.
Teksa po thoshte një traditë kur nusja dhe dhëndri bëjnë ceremoninë, një nga të ftuarat e ndërpreu. E pikërisht në këto momente, Peza me humor thotë se ‘u kënaq shumë, mirupafshim’.
“Pak veta e dinë se pse zonja rri në krahun e majtë të dhëndrit në momentin që martohet. Është një detaj idiot në dukje. Shumica thonë në krahun e zemrës, jo është shumë e thjeshtë. Në mesjetë zonjat edhe rrëmbeheshin dhe muskultjeri që duhet t’i mbronte ato, duhet t’a mbante me krahun e majtë dhe të luftonte me të djathtin. Pra janë detaje kaq banale…”, tha Peza, ku e ftuara ndërhyn dhe nuk e lë që të përfundojë fjalinë.
“U kënaqëm shumë, nuk kemi për t’a harruar asnjëherë. Mirupafshim, nuk mbaron dot një fjali këtu”, tha Armand Peza duke qeshur.
Lini një Përgjigje