TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2024, 20:19

Nga surpriza për Julin tek ankthi i eliminimit për treshen Egla-Meriton-Ilnisa, çfarë do të ndodhë sonte në BBV?

Shkruar nga Pamfleti

Nga surpriza për Julin tek ankthi i eliminimit për treshen

Prime-n e sotëm në BBV do të ketë një përballje të fortë nominimi mes Eglës, Meritonit dhe Ilnisës.

Kush do ta lërë shtëpinë mes tre konkurrentëve të fortë, të cilët ndodhen prej tri ditësh në “dhomën e bardhë”, pas përjashtimit të tyre me “Zarf të Zi”, nga vendimi i “Vëllait të Madh”?

Sot do të ndjekim gjithashtu një debat të fortë mes dyshes Romeo-Juli, pas përplasjeve të shumta që kanë pasur gjatë këtyre ditëve, për shkak të misionit të këtij të fundit, i cili do të marrë edhe një surprizë emocionuese.

Miqësia e tre mikeshave të ngushta Rike-Erjola-Roza duket se është krisur. Çfarë kanë për të thënë ato?

Çifti Heidi dhe Romeo të penduar për dasmën?

 

Lini një Përgjigje