
Modelja spanjolle, Rashel Reitks ka folur për strategjinë që futbollistët përdorin shpesh kur u dërgojnë mesazhe personale femrave në Instagram.
Reitks ka 528,000 ndjekës në Instagram dhe duket se ka rënë në sytë e futbollistëve. Megjithatë, historia e saj në marrëdhëniet me atletët nuk është shumë mbresëlënëse.
Ajo sugjeron se shumica e futbollistëve kanë arritur në një farë marrëveshjeje në përpjekjen për t’i shkruar fermave, duke folur për “El Podcast de Druni”:
“Unë mendoj se në dhomat e zhveshjes kanë rënë dakord se si ta bëjnë këtë. Të gjithë bëjnë të njëjtën gjë. Dërgojnë një emoji “zjarr”, por nuk reagojnë ndaj postimeve që publikojmë”.
Reitks vazhdon të shpjegojë se ata që nuk arrijnë të marrin një përgjigje më pas e fshijnë mesazhin e tyre
“Ata e dërgojnë atë. Nëse nuk marrin përgjigje, ata e fshijnë atë. Gjithmonë njësoj”.
Sidoqoftë, Reitks nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë romantike me lojtarët e futbollit për shkak të qasjes së tyre bajate ndaj flirtimit në internet:
“Unë kurrë nuk kam pasur asgjë me një futbollist. Ata nuk më tërheqin, veçanërisht me këto përpjekje jo interesante për t’i bërë gratë të flasin me ta. Nuk është për mua”.
Reitks mendon se mungesa e përpjekjeve nga atletët është për shkak të statusit të tyre.
Ajo mendon se nuk u është dashur të punojnë shumë për një përgjigje, duke pasur parasysh popullaritetin dhe emrin e tyre.
Lini një Përgjigje