
Këngëtari i njohur Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në E Diell.
I pyetur nga Edi Manushi nëse janë të vërteta fotot që qarkullojnë në rrjete sociale se është në një lidhje me Rina Zaitin, ai ka mohuar aludimet duke thënë se nuk është e vërtetë. Ledri ka deklaruar se për momentin është i fokusuar vetëm te muzika.
Ka të vërteta për këto fotot në rrjetet sociale?
Ledri: Jo nuk ka, si për mu, si për palën tjetër, njerëzit me këdo që të shohin direkt… Unë jam i fokusuar shumë në muzikë.
Zaiti është e famshme në TikTok, ku tregon pjesë nga përditshmëria e saj. Ndërsa këngëtari Ledri ka qenë në një lidhje me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem Blu.
Lini një Përgjigje