
Duhet thënë që emisioni i takimeve ‘Përputhen’ nisi shkëlqyeshëm dhe tërhoqi audiencën e gjerë, por pas zhgënjimit me historinë e famshme Andi-Tea, klikimet e tij ranë ndjeshëm.
Madje edicionet e tjera të emisionit nuk ndiqeshin thuajse fare. Por gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Megi Pojanit. Siç e ka thënë vetë moderatorja, ajo nuk prezanton, por ‘megipojanizon’, duke i dhënë një tjetër frymë dhe imazh ‘Përputhen’.
E ëmbël kur duhet, e rreptë kur gjërat nuk shkojnë, Megi ka ditur të bëjë për vete publikun. Mesa duket ajo ka gjetur ‘gjuhën’ e përbashkët me autoren Olsa Muhameti dhe kjo është reflektuar edhe në program, tashmë të dashur.
Klikimet janë rritur ndjeshëm dhe emisionit i është rikthyer ‘nami’ i dikurshëm, duke u kthyer kështu në emisionin më të ndjekur të Top Channel. /Pamfleti
Lini një Përgjigje