
Ka pak kohë që është publikuar kënga ‘Amanet’ e Luiz Ejllit, ku antagonist në klip ishte edhe Elvis Pupa, me të cilin Luizi krijoi një miqësi shumë të mirë brenda shtëpisë së BBV2.
Klipi është një garë me makina për një vajzë, mes Luizit dhe Elvisit, por duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Një ndjekës shkruan: “Klipi shumë i bukur....zëri i Luizit fantastik.., po problemi ishte që klipi s’kishte shumë lidhje me tekstin e këngës...amaneti i nënës me gara me makina...sikur snuk”.
Përgjigjen e mori nga realizuesi i videoklipit Xhuliano Shabani, i cili shkruante:
“Po ç’ka thua mo? Nëse një nënë të lë amanet në shekulli XXI-të që ta kesh një femër afër, ku shkruan që s’ke të drejtë të fitosh disa gara nga konkurrenca me persona tjerë për të njëjtën vajzë dhe në fund ta fitosh?”
Ju si mendoni?/Pamfleti

Lini një Përgjigje