TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shtator 2023, 17:24

Luiz Ejlli rikthehet në Eurovizion pas 16 vitesh? Kompozitori shqiptar ndez polemikat

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli rikthehet në Eurovizion pas 16 vitesh? Kompozitori shqiptar ndez

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli në vitin 2006 përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Zjarr e ftohtë”, ku arriti suksesin më të madh pas 16 vitesh falë pjesëmarrjes së tij në "Big Brother VIP2".

Së fundmi, kompozitori Klodian Qafoku ka ndezur polemika se Luizi mund t’i rikthehet Eurovizionit. Kjo pasi ai publikoi një foto me Luizin, duke përmendur Eurovizionin teksa shton:

“Eurovizion....Së shpejti”.

Për të shkuar në 'Eurovision 2024', Luizi duhet të marrë pjesë në festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor. Le të presim nëse Luizi do të jetë pjesë e festivalit të këngës këtë vit.

Luiz Ejlli rikthehet në Eurovizion pas 16 vitesh? Kompozitori shqiptar ndez

luiz ejlli eurovizion

Lini një Përgjigje