TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Prill 2024, 12:13

“Lojtare e varfër”, Ilnisa dhe Meritoni urojnë Eglën për datëlindje, aktorja: Më mirë vetëm se me ju

Shkruar nga Pamfleti

“Lojtare e varfër”, Ilnisa dhe Meritoni urojnë Eglën

Egla Ceno feston sot 47-vjetorin e lindjes. Aktorja e njohur këtë ditëlindje do ta festojë në një mënyrë aspak të zakontë, të izoluar në dhomën e bardhë në shtëpinë e “Big Brother VIP3” së bashku me Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin.

Gjatë qëndrimit të tyre në dhomën e bardhë nuk kanë munguar debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit. Meritoni akuzon Eglën se është ajo që i solli në këtë dhomë, ndërsa Ilnisa mbështet mendimin e partnerit të saj.

Kjo ka bërë që Egla të shpërthejë ndaj çiftit, duke i thënë se janë të ligj dhe se ajo do preferonte ta kalonte vetëm ditëlindjen sesa me ata të dy.

Ndërkohë Ilnisa me një buzëkuq ka marrë dhe ka shkruar një urim në pasqyrë për Eglën, ku shkruan: “Lojtare e varfër edhe 100”. Aktorja ia kthen: “Mjerë ti”.

Egla: Ora 12, ranë fishekzjarrët, hajde edhe 100 Egla

Meritoni: U ba ditëlindja? Ku e di ti që është 12?

Egla: Dëgjova një fishekzjarr, bien zakonisht

Meritoni: Të të përqafoj?

Egla: Jo

Meritoni: Ta uroj ditëlindjen?

Egla: Jo

Meritoni: Pse?

Egla: S’dua

Meritoni: Po ke ditëlindjen

Egla: Faleminderit po nuk dua. Për mua më vjen keq që jam me ty dhe me Ilnisën

Meritoni: Dashuria është e ngrohtë

Egla: Nuk dua zemra

Meritoni: Të uroj të gjitha të mirat. Shpresoj t’i kesh të mirat në jetë, paç shëndetin dhe familjen. Uroj të realizohen dëshirat pozitive, edhe 100

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egla ceno ditelindje ilnisa dhe meritoni

Lini një Përgjigje