Lim Hoti, dihet gjerësisht se është baba i një djali, tani 11-vjeçar, i cili jeton aktualisht në Zvicër.
Banori tregoi se distanca ka bërë të veten dhe komunikimi me të birin është ndërprerë:
“Unë e kam djalin që s’kam folur që vitin e kaluar me të. 11 vjet i ka djali, se kam parë u bë sa kohë,” tha ai, duke lënë banorët të habitur.
Kur u pyet pse nuk udhëton drejt Zyrihut, ai shpjegoi:
“Dikur shkoja më shpesh, por rrethanat janë vështirësuar. Nuk kam dashur të hyj thellë në mes asaj, meje e djalit. Nuk kam dashur të shkoj deri aty sa të hahem me gjyqe… në mënyrën më të thjeshtë, më normale. Ai është në shkollë, unë në punë. Zvicra dihet që është shumë strikte.”
Gjatë rrëfimit, pranë Limit ishte edhe Dolce, me të cilën ka nisur një afrimitet brenda shtëpisë. Ai shpjegoi se ka zgjedhur të mos ndjekë rrugët ligjore për të shmangur tensionet dhe për të mbajtur marrëdhënien sa më normale me të birin.
Ndërsa publiku i jashtëm mund të ketë njohur këtë pjesë të jetës së Lim Hotit nga rrëfimet e tij të mëparshme në “Ferma VIP”, për banorët e shtëpisë ku ndodhet aktualisht, ky sekret ka ardhur si një surprizë e plotë, duke shtuar një dimension emocional dhe të papritur në ambientin e Big Brother VIP.
Lini një Përgjigje