
Këngëtarja 77-vjeçare, Cher, ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar një takim me Elvis Presleyn. “Kjo ndodhi sepse isha pak nervoze për reputacionin e tij. Jam realisht pak e turpshme ndaj meshkujve”, ka thënë artistja në emisionin “The Jennifer Hudson Show”.
Ajo ka shpjeguar gjithashtu pse viteve të fundit kalon kohën kryesisht me meshkuj shumë më të rinj.
“Arsyeja pse dal me djem më të rinj është se meshkujt e moshës sime ose më të moshuar… Epo, tani të gjithë janë të vdekur. Edhe më parë frikësoheshin të më afroheshin, ndërsa meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…”, ka thënë këngëtarja.
Lini një Përgjigje