
Të shtunën mbrëma janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” 4 ish-banorë. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka u bënë edhe njëherë pjesë e reality shoë-t.
Por për këta banorë ka disa rregulla, ku vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj dhe nëse arrin të fitojë do të marrë vetëm 50 mijë euro dhe jo 100 mijë euro.
Kur banorët morën vesh se vetëm njëri prej tyre mund të prekë finalen, Luiz Ejlli është i vendosur që të marrë partneren e tij, Kiara Titon. Madje ai ka nisur që të bëjë plane menjëherë se si të eliminojë banorët e tjerë.
“Efin mos e harro. Avantazhi më duhet për Dean se unë dua Kiarën në finale, jo Efin”, ka thënë këngëtari i njohur gjatë një bisede me banorët.
Kujtojmë se Luizi, Efi dhe Kiara kanë qenë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, ku formuan edhe grupin “LEK”. Por ishte Dea Mishel ajo që i nxori të tre në nominim pasi kishte një avantazh në lojë pasi fitoi 'lojën e inteligjencës'. Po ashtu vetë Efi deklaroi se Luizi është distancuar prej saj.
“Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet”, tha Efi.
Lini një Përgjigje