TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Dhjetor 2023, 16:05

“Kjo ishte fotoja e fundit”, Anna Lika përlot me fjalët dedikuar nënës

Shkruar nga Pamfleti

“Kjo ishte fotoja e fundit”, Anna Lika përlot me fjalët

Aktorja Anna Lika ka reaguar sërish pas ndarjes nga jeta të nënës së saj.

Motra e Inis dhe Ingrit Gjonit, u nda nga jeta në moshë fare të re, duke tronditur me këtë lajm fatal.

Familjarët kanë preferuar të qëndrojnë privatë për shkaqet e ndarjes nga jeta, mirëpo nuk kanë kursyer dedikimet e dhimbshme që na prekën në shpirt.

Anna ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foton e fundit që e ëma kishte shkrepur, me planin për ta postuar ditën e Krishtlindjes. Mirëpo fatkeqësisht, po atë ditë ndërroi jetë.

“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot për Krishtlindje se zoti të donte aq shumë sa në këtë ditë të mori pranë tij. E di qe ti do jesh gjithmonë duke na parë nga atje lart dhe të premtoj që sdo na shohësh kurrë me lot në sy por vetëm të buzeqeshur ashtu siç ishe dhe ti deri në momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime!”, shkruan Anna në rrjetet sociale.

“Kjo ishte fotoja e fundit”, Anna Lika përlot me fjalët

Lini një Përgjigje