
“Për’puthen”, startoi këtë të hënë në sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i vajzave konkurrente.
Një prej konkurrenteve vajza është Katerina. Ajo është 30 vjeçe dhe jeton në Greqi.
Në klipin prezantues të saj, Katerina i kishte shumë të qarta kërkesat për djemtë. Ajo tha se lidhjet e saj zakonisht kanë qenë me meshkuj problematikë, ndërsa tregoi se pikë në zemër i kishte mbetur “tullaci nga Elbasani”.
“Në Për’puthen kam ardhur për hakmarrje nga një tullac nga Elbasani. Dashuria për mua është të më mbështesin shpirtërisht dhe ekonomikisht. Histori horrori. Unë e prisja veglën më të madhe po doli shumë e vogël. Nuk do falja kurrë dhunën. Flamur i kuq për mua është kur tjetri është brekëgrisur. Unë e ngre flamurin e bardhë kur banka është plot me lek. E meta më e madhe që kam në marrëdhënie është se dua shumë seks. Puthja e parë ka qenë kur isha 14 vjeçe në plazhin e Semanit, në det, prapa ca makinave të mos na shikojnë. Isha e vogël atëherë”, ka thënë Katerina në klipin e saj prezantues, duke i habitur të gjithë. Madje video e saj tashmë është bërë shumë virale në rrjet.
Duket se sinqeriteti i Katerinës i ka ‘trembur’ pak djemtë, të cilët thanë se u duket vajzë e vështirë për t’u përshtatur me të.
Adon te lidhesh me mua zemer un rri tiran Po deshe me utaku me shkruaji ne fb qe lem takimin yllo
Zmr… Nuk të dolën “hunjtë” e greqisë?… por erdhe të “thyesh” dhe këto të shqipërisë?…