TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Mars 2025, 15:25

“Je pa moral dhe dinjitet”, plas sherri mes Gjestit dhe Rizartës: Njeri fals, gjithçka e bën për lojë

Shkruar nga Pamfleti

“Je pa moral dhe dinjitet”, plas sherri mes Gjestit dhe

Mbrëmjen e djeshme. teksa Gjesti ka qenë duke gatuar ai ka debatuar me Rizartën e cila i tha se e ka ofenduar rëndë kur ai u shpreh se ajo nuk ka moral dhe dinjitet.

Ata kanë vazhduar debatin e tyre dhe Gjesti u shpreh se Rizarta, sipas tij, është e gatshme të bëjë gjithçka për lojë.

Rizarta: Gjesti ti mbrëmë the që unë isha pa moral dhe pa dinjtet.

Gjesti: Po, që futesh në krevat për lojë.

Rizarta: Ti e the këtë dhe ky është ofendim. Ofendimi më i madh që mund t’i bësh një vajze.

Gjesti: Unë e pata në kontekstin që ti ke ardhur në krevat me mua për lojë.

Rizarta: Po, sepse është detyrë.

Gjesti: Përderisa ti vjen je e gatshme për lojë të flesh me dikë, ti nuk mund të thuash që Vëllai i Madh më ka detyruar. Nëse ti nuk do të flesh me dikë nuk të detyron askush, natën e mirë.

Rizarta: Ti kërkove të hedhësh poshtë moralin dhe dinjitetin tim.

Debati mes tyre ka vazhduar kur Rizarta i tha: "Nuk je ti këtu ai që tregon moralin dhe dinjitetin, ti ke moralin tënd dhe shiko veprimet e tua. Mbaj përgjegjësi për ato që bën vetë. Ne të tjerët mbajmë përgjegjësi për veprimet tona".

Gjesti i tha: Për mua kështu je, çfarë të them?

Rizarta: Ti mëso njëherë çfarë është morali dhe pastaj trego a e ka dikush apo jo.

Gjesti: Ti çdo gjë e bën për lojë.

Rizarta: Ku qëndron problemi këtu?

rizarta gjesti sherr

Lini një Përgjigje