TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Shtator 2025, 13:06

Ish-bashkëshortja e Erion Isait flet për herë të parë për divorcin: Nuk doja që vajzat të rriteshin me trauma..., jam në një lidhje të re

Shkruar nga Pamfleti

Ish-bashkëshortja e Erion Isait flet për herë të parë

Ajlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre, pasi u bënë prindër të dy vajzave.

Regjisorja ka rrëfyer se vendimi për t’i dhënë fund martesës u mor nga të dy, duke thekuar se nuk dëshironte që vajzat e tyre të rriteshin me trauma nga skenat që mund të shikonin mes prindërve, nëse do të vazhdonin të ishin bashkë.

“Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi”, u shpreh ajo në një intervistë për MCN.

Ajlin Petrela u shpreh se me Erion Isain mbajnë marrëdhënie të qetë për hir të vajzave.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se është në një lidhje dashurie, teksa shtoi se partnerin e ri e ka njohur në rrjetet sociale.

Regjisorja shtoi se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën nuk është pjesë e medias dhe se nuk dëshiron që identiteti i tij të bëhet publik.

Pjesë nga intervista:

Mbajmë marrëdhënie të qetë përballë njëri-tjetrit, në respekt dhe në të mirë të vajzave. Mendoj se nuk do të flas kurrë për këtë gjë.

Është babai i vajzave të mia. Mua më shqetëson vetëm rritja e dy vajzave, nuk është se jemi jashtë dhe kjo gjë është shumë normale, askujt s’i bën përshtypje, këtu është më ndryshe dhe vajzat janë ende të vogla.

Ajri është në dijeni të situatës, ka qenë e rritur kur ndodhi gjithë gjëja. Ndërsa e vogla akoma jo. Është ende e vogël.

Ishte vendim i marrë nga të dyja palët, më mirë vajzat të jetojnë të lumtura me dy shtëpi se sa të stresuara në një shtëpi.

Nuk do të doja kurrë që vajzat të përjetonin trauma kur të rriteshin për shkak të skenave që mund të shihnin në shtëpi.

Lidhja e re e dashurisë?

Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që t’i prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt.

Kjo është arsyeja pse e mban të izoluar. E ka problem nëse do publikoje foto të portretit?

Po 

Si jeni njohur?

Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i bëmë ftesë njëri-tjetrit, e sot jemi bashkë.

Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë. Është natyrë e ftohtë nuk impresiohet shumë nga këto gjëra.

Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë.

Gjithashtu Erion Isai reagoi për herë të pas pas lajmeve për divorcin duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, regjisroja Ajlin Petrela në muajin qershor.  

ajlin petrela erion isai divorci

Lini një Përgjigje