TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Korrik 2024, 10:56

Atentati ndaj Trump, ‘The Simpsons’ e parashikuan para shumë vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj Trump, ‘The Simpsons’ e parashikuan para shumë

Teksa liderët botërorë kanë shprehur tronditjen e tyre dhe kanë dënuar tentativën për eleminimin e Trump, disa përdorues të X (ish-Twitter) kanë tentuar të lehtësojnë atmosferën duke e lidhur incidentin me serialin e njohur të animuar “The Simpsons”.

Seriali i famshëm “The Simpsons” është i njohur për parashikimet e tij të çuditshme.

Gjithçka nisi pasi një përdorues i rrjetit social pretendoi se incidenti i të shtënave të Donald Trump ishte parashikuar nga “The Simpsons”. Përdoruesit ndanë pamje nga episodi, duke thënë, “Simpsons duhet të japin shpjegime për këtë.”

Një tjetër shtoi: “S’ka shans që ‘The Simpsons’ parashikuan që Donald Trump do të qëllohej.”

Disa ishin të tronditur kur mësuan se “The Simpsons” në të vërtetë parashikoi atentatin ndaj Donald Trump.

 

atentati donald trump the simpsons

Lini një Përgjigje