TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Shtator 2025, 20:11

Homazhet për Giorgio Armanin, trëndafila të bardhë dhe fenerë rreth arkivolit; mbi 6 mijë persona të pranishëm

Shkruar nga Pamfleti
Homazhet për Giorgio Armanin, trëndafila të bardhë dhe
Homazhet për Giorgio Armanin

Në Milano sot po mbahen homazhet në nder të Giorgio Armanit, ikonën e modës italiane.

Arkivoli i stilistit të madh, ishte i rrethuar nga trëndafila të bardhë dhe qindra fenerë, ndërsa mijëra njerëzish i bënë sot nderimet e fundit.

Homazhet për Giorgio Armanin, trëndafila të bardhë dheHomazhet për Giorgio Armanin, trëndafila të bardhë dhe

Rreth 6 mijë persona, mes tyre familjarë, bashkëpunëtorë, figura të njohura të artit, politikës dhe modës, si edhe qytetarë të thjeshtë, u rreshtuan për të dhënë lamtumirën e fundit.

Homazhet do të zhvillohen gjatë gjithë fundjavës, pra të shtunë dhe të dielë, nga ora 09:00 deri në orën 18:00. Por ka disa rregulla. Për të respektuar atmosferën solemne dhe privatësinë e familjes, është rreptësisht e ndaluar të bëhen foto apo video, si brenda ashtu edhe jashtë ambientit.

Pas homazheve gjatë fundjavës, trupi i pajetë i Giorgio Armanit do të përcillet për në banesën e fundit të hënën, më 8 shtator, në një ceremoni krejtësisht private, sipas dëshirës së tij.

Vetëm një numër shumë i kufizuar personash, rreth njëzet vetë, do të jenë të pranishëm. Vendi i ceremonisë nuk është bërë publik.

Të gjitha dyqanet e grupit Giorgio Armani do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ceremonisë, në shenjë respekti.

Lini një Përgjigje