TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Nëntor 2024, 14:14

Historia e trishtë e këngës ‘Mirëmëngjes’, Blerina Braka: Motra ime ia doli

Shkruar nga Pamfleti

Historia e trishtë e këngës ‘Mirëmëngjes’,

“Mirëmëngjes” është një prej këngëve të Këngës Magjike, që u prezantua disa javë më parë nga Blerina Braka dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku. Vetë këngëtarja, edhe kompozitore këtë herë, ia ka arritur të sjellë një këngë të fuqishme, me një tekst po aq të tillë që ka lindur nga një histori e vërtetë.

E ftuar pasditen e djeshme në “Rudina”, Blerina konfirmoi edhe një herë tjetër se “Mirëmëngjes” ka lindur nga historia e së motrës, e cila ka kaluar një periudhë të vështirë dhe të dhunshme në familje, por pas saj, kënga u dedikohet edhe të gjitha grave të tjera të cilat vuajnë po njëlloj nga dhuna e burrave.

Pasi e interpretoi këngën edhe në studio, Blerina tha se sa herë që e këndon, rrëqethet, sepse kënga, duke ia kujtuar historinë nga e cila ka buruar, i jep më shumë forcë dhe revoltë.

E pyetur se çfarë ka ndodhur konkretisht me motrën e saj, Blerina tha se nuk do të donte të ndante detaje, por mjafton të thotë që sot ajo është shumë mirë, pas shumë sakrificave që i janë dashur të bëjë për 3 fëmijët e saj.

“Nuk është, nuk kam shumë qejf t’i nxjerr këto pjesët delikate. Kjo nuk është këngë vetëm për motrën time, por për të gjitha gratë shqiptare që po jetojnë një ferr të tillë (nga dhuna). Zoti e ka krijuar gruan dhe i ka dhënë forcën për të përballuar gjithçka” – tregon këngëtarja duke shtuar se e motra, sot e divorcuar, është shumë mirë dhe gëzon fëmijët e rritur.

“Ia doli dhe është shumë e fortë, ka rritur tre fëmijë e vetme. Punonte orar pa orar, ka sakrifikuar shumë për ta. Por tani është shumë mirë dhe fëmijët janë rritur. Ia ka dalë mbanë”.

Blerina tregon se këngën e ka kompozuar prej pothuaj 6-vjetësh, kur sapo ishte bërë nënë, por vetëm tani, tha ajo, u krijuan kushtet që ta prezantonte në “Këngën Magjike”.

Ashtu si e gjithë familja, edhe e motra ndihet njëlloj e emocionuar për këngën e Blerinës në “Kënga Magjike”, madje edhe i urojnë asaj të shkojë sa më lart.

blerina braka motra

Lini një Përgjigje