
Mbrëmja e djeshme ka qenë mjaft e zhurme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. G-Bani ka patur debate të ndryshme, njëri prej të cilëve me Eglin.
E gjitha nisi kur G-Bani mbylli derën e living dhe la jashtë Gjestin. Këtu ndërhyn Egli që thotë se do që të dalë jashtë, por këngëtari nuk e lë.
“Dyfytyrëshe, kur ma bënë mua, ça bëre ti? O hipokrite”, i drejtohet G-Bani Eglit, ndërsa kjo e fundit: “Nuk kam qenë fare aty, po flas për rastin tim. Do dal, do hyj, do bëj ça të dua”.
Danja, e pranishme aty, i thotë G-Banit që të mos merret me vajzat e shtëpisë, ndërkohë i kthehet Eglit që të ikë të fle. Kjo e fundit thotë se ‘nuk fle dot me këtë katrahurë’.
G-Bani i drejtohet Eglit: “Ti nuk ke shans të më përmendësh mua shtëpinë. Je me dy standarde. Sheh çfarë do. Jam me hematomë se më mbyllën derën dje”.
Egli i përgjigjet: “Të thashë se në shtëpinë tënde ti mund të më bësh ligjin, mund të thuash këtu nuk vjen dhe unë nuk vij”.
Lini një Përgjigje