
Teksa atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 sa vjen e bëhet më e rënduar, banorët ndihen gjithnjë e më të presionuar nga afrimi i natës së finales. Por mes gjithë kësaj ngarkese emocionale, Gjesti ka zgjedhur të sjellë një moment humori që nuk kaloi pa u vënë re.
Duke iu afruar Eglit me një buzëqeshje në fytyrë, ai bëri një “shaka” duke thënë se do të djegë shtëpinë me benzinë nëse ai dhe banorja nuk shkojnë në finale.
“Kam një ide… nëse as unë, as ti nuk shkojmë në finale, sa kushton një shishe benzinë? Ti nga njëra anë, unë nga tjetra”, tha Gjesti.
Kjo deklaratë ironike e tij u komentua gjerësisht si një përpjekje për të shkarkuar situatën e tensionuar. Disa e panë si një “kërcënim” ndaj produksionit të spektaklit. Kujtojmë se më herët, Gjesti tha se nëse nuk shkon në finale, do të largohet nga shtëpia.
Ndërkohë, vetëm dy nga gjashtë banorët e mbetur do të kalojnë në finale, për t’iu bashkuar Laertit dhe Rozanës, të cilët tashmë janë finalistë të sigurtë.
Lini një Përgjigje