
Dalja e Gjestit nga Big Brother Kosova, pasoi me futjen e tij tek Big Brother Albania. Nëse shumëkush do e komentonte si një lëvizje të djalit nga Kosova, sepse i pëlqen më shumë Big Brother Albania, për Olsa Muhametin, kjo u duk sikur produksioni shqiptar donte të përfitonte nga ‘suksesi’ i produksionit kosovar.
Autorja e programit BBVK3 shkroi sot në Instagramin e saj: “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh, po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhhh, sfilitëse”.
Pavarësisht se Olsën ‘nuk e pyet’ njeri, ajo ndihet përgjegjëse për vajtjen e Gjestit tek Big Brother Albania dhe aspak keq pse ish-banori zgjodhi produksionin e Tiranës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje