TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Maj 2024, 13:10

Gerard Depardieu dhunon me grushta fotoreporterin

Shkruar nga Pamfleti

Gerard Depardieu dhunon me grushta fotoreporterin

Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ka dhunuar me grushte fotoreporterin, Rino Barillari, i cili përfundoi në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se 75-vjeçari ishte duke drekuar së bashku partneren e tij dhe me një grup miqsh kur ‘mbreti’ i paparacëve ka nisur të fotografojë.

Partnerja e tij tentoi të bllokonte fotografin 79-vjeçar, duke e kapur nga krahu, ndërsa Depardieu e goditi tri herë në fytyrë dhe e hodhi në tokë.

“Depardieu më goditi tri herë në fytyrë. Më dhemb koka, oh, nuk jam më 15 vjeç, jam 79 vjeç”, tha Barillari për gazetën “Il Messaggero”.

“Sot ka një grevë taksie në qytet, kështu që mbërrita përmes Venetos në këmbë e fotografova fshehurazi me një vajzë të bukur, ajo e vuri re dhe më hodhi pak akull, fakt ajo erdhi drejt meje duke thënë ‘m*t’ dhe i buzëqesha, pata kohë të kuptoja se çfarë po ndodhte para se ai të më godiste tre herë në fytyrë, më dhemb gjithë ana e djathtë”, shtoi fotoreporteri.

Mbi aktorin e njohur francez rëndojnë akuza për abuzim seksual, ndërsa ai është kritikuar si mbështetës i presidentit rus, Vladimir Putin

gerard depardieu grushta fotoreporter

Lini një Përgjigje