
Në “Big Brother VIP Kosova”, një moment i tensionuar ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Eduard Kuçi u dëgjua duke bërë komente fyese ndaj Sara Kolamit duke e quajtur “diese Schlampe, kahba” dhe “kjo mut ku**ë", pas një situate ku ajo e thirri për të ngrënë bukë. Pranë tij ndodhej edhe Driloni i cili ka shprehur pëlqim për Sarën, por mesa duket nuk reagoi aspak pas deklaratës së Edit.
View this post on Instagram
Ky episod është cilësuar si “i turpshëm” nga shumë ndjekës, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre në rrjet. Shumë komentues e kanë kritikuar ashpër Eduardin për gjuhën dhe sjelljen e tij, duke kërkuar reagim nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”.
Produksioni nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare për këtë incident.
Lini një Përgjigje