TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shkurt 2024, 08:52

E pyetën gjatë transmetimit 'live' për ndarjen nga Sara Hoxha, si përgjigjet Ledri Vula

Shkruar nga Pamfleti

E pyetën gjatë transmetimit 'live' për ndarjen nga Sara

Ledri Vula ka performuar mbrëmjen e djeshme për finalen e madhe të “Big Brother VIP Kosova”.

Pas një pauze të gjatë nga intervistat televizive dhe ekrani, Ledri Vula nuk kishte si mos të ngacmohej për çështjen më të bujshme që është folur kohët e fundit, ndarjen nga Sara Hoxha.

Ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte pyetja e moderatorit Alaudin Hamiti, drejtuar Ledrit.

Si është jeta single” e pyeti Alaudini, Ledrin.

Por përgjigja e Ledrit ishte befasuese, sepse ai nuk pati përgjigje rreth pyetjes specifike.

Pasi e pyeti prapë, Ledri tha “pyeteni Fatonin”, duke iu referuar menaxherit të tij Faton Shoshi.

Kujtojmë se ky i fundit ka folur më herët dhe ka konfirmuar ndarjen e çiftit, tek është shprehur se Sara është një person shumë i hapur dhe i mirëkuptueshëm, ndaj sipas tij ata do të mund të mbajë relata të mira me njëri tjetrin për hir të vajzës së tyre, Poem.

Lini një Përgjigje