
Kjo e martë e 20 shkurtit ju nxjerr mbretër të Horoskopit ju që jeni Shigjetarë. Çdo dëshirë e juaja do realizohet, ndaj mendoni pozitivisht. Nga sot do udhëtoni me një shpejtësi marramendëse, falë edhe bashkëpunimit të Hënës në Gaforre dhe Uranit tek Demi.
Lajme të mira dhe zgjidhje gjeniale për problemet shihen në horizon, si në fushën profesionale edhe në atë të ndjenjave. Do i merrni gjërat me lehtësi dhe do gjeni zgjidhje të shpejta e të mençura. Përpjekjet tuaja do përqendrohen në projekte të mëdha dhe në zhvillimin e karrierës, më shumë se sa tek suksesi i menjëhershëm.
Në dashuri, pasioni do jetë në shkallë sipërore: përgatituni fizikisht dhe mendërisht. Do jetë ditë bujare në aspektin e ndjenjave, me shumë përkëdheli dhe “fishekzjarre” nën çarçafë.
Lini një Përgjigje