TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2025, 10:22

Doli në mbrojtje të Gjestit, G Bani kërcënohet nga mbështetësit e Jozit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Doli në mbrojtje të Gjestit, G Bani kërcënohet nga

Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Big Brother, ku Jozi goditi Gjestin pak para se të linte shtëpinë, ka reaguar G Bani.

Edhe pse ky i fundit doli një herë nga shtëpia me Zarf të Zi, pikërisht për një shpullë që i dha Gjestit, goditjen e Jozit duket se nuk e ka ‘përtypur’ dhe ka dalë në mbrojtje të djalit nga Kosova.

Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjet ku shfaqet i prekur dhe i përlotur, këngëtari i del në mbrojtje Gjestit, duke shprehur keqardhjen e thellë për këtë situatë.

Reagimin e tij, G bani e nisi duke e cilësuar Gjestin si ‘bishë dhe të paparë, duke lënë të nëkuptuar se sipas tij, artisti nga Kosova e meriton fitoren e këtij sezoni të “BBVA4”.

Reagimi i plotë: O Gjest, o yll o dritë o njish o bishë. Sa do durosh më shumë?! Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the ‘jam mirë’. S’e di Gjest, po e pe ndonjëherë këtë video, duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Ok hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova. Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo, jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde, keni solidaritetin tim. M’u dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde, unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë.

Mirëpo pas këtij reagimi në mbrojtje të Gjestit, G Bani e fshiu nga rrjetet sociale mbështetjen e tij ndaj banorit. Dhe postoi një tjetër video gjatë së cilës bën me dije se ka marrë goxha kërcënime për mbështetjen e treguar ndaj Gjestit.

Në fjalën e tij G Bani shprehet se veprimi i Jozit është i papranueshëm dhe nuk e ndryshon mendimin e tij!

g bani kercenim jozi

Lini një Përgjigje