
E njohur për mënyrën “pa dorashka” të të folurit, Dajana Shabani ishte e ftuara e radhës në PPP, ku foli edhe për jetën e saj private.
Anja: Pyetja e dytë më e shpeshtë që është bërë për ty: A është e lidhur?
Dajana: Jam e lumtur prej vitesh
Anja: Ua, qenke e lidhur mi?
Dajana: Jam e lumtur prej vitesh
Anja: Brun apo biond? Qeros, kaçurrels? Flokë presh të drejta? Gështenjë? Flokëkuq?
Dajana: Jam e lumtur
Anja: Qenke e lumtur. I gjatë apo i shkurtër?
Dajana: Shumë i gjatë, ç'është kjo pyetje?
Anja: Larg qoftë me qenë i shkurtër, sepse marr shkas nga një batutë që ke këmbyer me Eglein Laknorin
Dajana: Për batutën që shqiptarët menduan se Egleini ma "futi"?
Anja: lëre...
Jo, unë duke i njohur natyrën, e dija që ai lëshon "perla" dhe këtë e bëra vetëm që ai të thoshte diçka dhe jo, nuk ma futi. Mua më pëlqejnë meshkujt shumë të gjatë, po
Anja: E kuptova, çfarë shenje? Lumturia me çfarë shenje ka të bëjë?
Dajana: Gjithmonë me karta krediti...është batutë!
(min. 4:56 )
Lini një Përgjigje