Këngëtarja bukuroshe Bleona Qereti ia ka dalë të jetë në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue”. Bleona u shfaq në editorialin e botuar për Amerikën Latine.
Bleona ka pozuar e veshur me të zeza në formë golfi, tejet e mbuluar për stilin e saj dhe e ‘mbuluar’ në diamantë e gjejmë të veshur me të zeza nga stilistë të njohur dhe me aksesorë plot diamantë, nga Bulgari. Vihet re se makiazhi është minimalist dhe shihen vetëm tonalitetet e lëkurës.
Revista e prezanton si një superyll dhe ikonë pop për disa breza, por këtë herë fokusi nuk është te skena apo tapeti i kuq, është te mënyra se si ajo e lexon bukurinë: si stil personal, si disiplinë dhe si qëndresë.
Në artikull, Bleona ndan disa mësime rreth kujdesit për veten, pamjes dhe mënyrës se si ndërton imazhin, jo me tone teorike, por përmes historive konkrete nga rrugëtimi i saj mes Shqipërisë, Evropës dhe Hollywood-it.
View this post on Instagram
Bravo, ja arrite !