Big Basta dhe Kelly rikthejnë hitin e famshëm “Nuk di” në një version të ri, me titull “Pa ty”, duke sjellë një këndvështrim ndryshe mbi ndarjen dhe dhimbjen që ndjen burri pas divorcit. Ky bashkëpunim nuk është thjesht një rikthim nostalgjik, por një këngë që prek emocionalisht çdo dëgjues.
Në studion e Wake Up, Big Basta tregoi:
“Divorci shpesh rëndon mbi burrin, që supozohet të jetë i fortë. Ne donim të tregonim ndjenjat e tij, sepse zakonisht këngët për divorcin shihen nga këndvështrimi femëror. Kemi dashur të thellojmë emocionin, jo vetëm me vargje, por me gjithë situatën.”
Kelly shtoi se kjo rikthim është një përgjigje edhe për kërkesat e fansave:
“Versioni me Big Bastën ishte perfekt. Kënga flet për ndarjen dhe dhimbjen që lë pas divorci, por këtë herë nga perspektiva e burrit. Është një ndjesi që të gjithë e kuptojnë, por rrallë e dëgjojnë të shprehur në muzikë.”
Artistët theksuan rëndësinë e rikthimeve të këngëve të vjetra, duke treguar se nostalgjia dhe tingujt e mëparshëm kanë një fuqi të veçantë. Big Basta tha:
“Hip Hop gjithmonë ka marrë frymëzim nga këngët e vjetra. Nostalgjia funksionon gjithmonë, dhe kjo është ajo që duam ta sjellim te publiku.”
“Pa ty” e bën divorcin të prekshëm dhe të ndjeshëm, duke i dhënë zë asaj pjese emocionale të marrëdhënieve që rrallë trajtohet në muzikë: dhimbja e burrit, reflektimi dhe ndjesitë që mbahen të fshehura nga shoqëria.
Lini një Përgjigje