TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Janar 2025, 15:44

Beniada ‘zë vendin’ e Gerta Gixharit? Modelja së shpejti me emision pasditeje në RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Beniada ‘zë vendin’ e Gerta Gixharit? Modelja së shpejti

Beniada Nishani ka zbuluar së fundmi projektin e saj të ri televiziv. Pas një periudhe pritjeje, ajo ka shpalosur detajet e “shtëpisë” së saj të re, e cila është ekrani i RTSH.

Beniada do të jetë moderatore e programit “Miqtë e Pasdites”, që do të transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 17:00. Ajo e ka shprehur gëzimin dhe mirënjohjen për këtë mundësi të re me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se është shumë e lumtur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj.

Ky program i ri vjen pas mbylljes së emisionit të mëparshëm “Pasditja ime”, të moderuar nga Gerta Gixhari, e cila ka nisur një aventurë të re në “Big Brother VIP”, duke i lënë kështu stafetën Beniadës për ta udhëhequr programin e njohur të pasdites.

beniada nishani gerta gixhari

Lini një Përgjigje