
Greta Kazazi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndau me publikun disa nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar një anë më të ndjeshme përtej ekranit.
Gjatë intervistës, ajo tregoi se rruga e saj në botën e medias nuk është pritur lehtë nga familja, veçanërisht nga babai i saj.
Sipas Gretës, pjesëmarrja në konkurset e bukurisë ka sjellë një përplasje të fortë mes tyre.
“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin”, u shpreh ajo, duke kujtuar një nga periudhat më të vështira emocionale.
Mes rrëfimeve, Greta ndaloi edhe te marrëdhënia e ngushtë me nënën, për të cilën foli me shumë emocion. Ajo tregoi se një nga momentet më të rënda ka qenë përballja me problemet shëndetësore të saj.
“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja e mamit. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar shumë. Ka pasur disa probleme dhe tani është nën kontroll mjekësor. Mamin e kam pikë të dobët”, tha Greta.
Lini një Përgjigje