TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Dhjetor 2024, 13:14

Arrestohet për mashtrim aktori Rezart Veleshnja

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet për mashtrim aktori Rezart Veleshnja
Rezart Veleshnja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia.

Sipas raportimeve Rezart Veleshnja ia ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.

Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur', thotë policia.

 

rezart veleshnja

Lini një Përgjigje