TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2024, 15:09

Arrestimi i banorit të 'BBV', plas sherri mes Rikes dhe Egla Cenos: Qepe gojën o surrat shtrigë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i banorit të 'BBV', plas sherri mes Rikes dhe Egla

Arrestimi nga policia i banorit më të ri të BBVIP, Liam Osmani ka shkaktuar reagime të shumtë nga konkurrentët.

Rike Roçi në një moment afrohet në dhomën e ndenjes ku ishin shumica e banorëve dhe i kërkon Julit që ti bëjë gati valixhet e Liamit.

Në këto momente ndërhyn Egla, e cila ishte duke diskutuar me Julin. Aktorja pyet Rikën nëse këtë e ka kërkuar vëllai i madh, apo e ka thënë vetë ajo nga mendja.

Kaq ka dashur që dy banorët të përplasen ashpër me njëra-tjetrën duke shpërthyer në ofendime.

Pjesë nga sherri:

Rike: Juli shko merri pak valixhet Liamit dhe çoja te dhoma e dëshirave

Egla: Është specifike për Julin kjo?

Rike: Po

Juli: Pse unë t’ia marr?! Ku di unë kush janë

Egla: Është specifike nga vëllai i madh apo nga ty?

Rike: Po ik se do të jap unë ty shpjegim

Egla: Mos më ngri zërin si gore mua! O gore

Rike: Ça ke? Qepe moj qepe

Egla: Me edukatë para meje dhe rri gati tu, e ndryshkur, o copë ndryshku

Rike: Ti edukatë?! Qepo moj qepe

Egla: O e ndryshkur, çndryshku

Rike: O shtrigë, surratin si shtrigë e ke

 

egla ceno rike arrestim bbv

Lini një Përgjigje