
Një moment emocionues ka ndodhur në koncertin “Motiv” të Alban Skënderajt në Prishtinë. Më 4 dhjetor, ishte nata e parë nga katër që do të mbahen në sallën “1 Tetori” ku këngëtari i kushtoi një hapësirë të veçantë Shpat Kasapit.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, në ekranin pas Albanit shfaqet portreti i Shpat Kasapit. Këngëtari kërkoi ta kujtonin së bashku me një duartrokitje, ndërsa salla u ngrit në këmbë.
“I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha Albani.
Më pas, koncerti vijoi normalisht me këngët e tij, një atmosferë që do të vijojë edhe në datat 5,6 dhe 7 dhjetor.
Shpat Kasapi ndërroi jetë disa ditë më parë, më 26 nëntor nga një atak i papritur në zemër.
Lini një Përgjigje