TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Tetor 2025, 13:28

Akuzoi të tjerët për profile false, Ronaldo Sharka shante me adresë fake Heidi Bacin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzoi të tjerët për profile false, Ronaldo Sharka shante me

Një situatë e pazakontë është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi ku gazetari Ronaldo Sharka, dyshohet se ka përdorur një llogari fase në Instagram për të komentuar dhe ofenduar.

Ky zbulim u bë nga ‘Andale’, duke ngritur një debat të fortë në rrjet.

Llogaria false, me emrin e përdoruesit “Gertafanpage”, dyshohet se i përkiste gazetarit dhe ka komentuar në një prej postimeve të tij.

Komenti ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ish-banores së “Big Brother VIP”, Heidi Baci.

“Heidi Baci një ndër këto pse s’e thua me emër apo ke frikë se të heq Topi nga puna? E pe te ‘Goca dhe Gra’ që ishin profile fake që komentonin ‘duam Heidin’?”, shkruhej në koment.

“Një prej eksperteve tona zbuloi se ky account kishte 4 mijë ndjekës dhe bënte repost të gjitha reklamat e gazetarit Sharka. Për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit, një foto e publikuar nga Eriola Doçi në vitin 2023, kjo faqe është bërë tag. Sipas një hulumtimi të thellë, rezultoi që kjo faqe ka qenë faqja e emisionit të tyre që shfaqej në Top Channel, Mos i bjer më top. Mesa duket gjithçka u zbulua. Por ky account tashmë është zhdukur nga faqja e dheut”, shprehet një prej personazheve të ‘Andale’.

Ky zbulim ka bërë që ndjekësit të akuzojnë Ronaldon se po bën lojëra për të ndezur debate dhe për të sulmuar figurat publike.

ronaldo sharka profil fals heidi baci

Lini një Përgjigje