TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Shkurt 2025, 22:00

Zgjedhjet në Kosovë, ish-ambasadori Çejku zbulon ku gaboi Albin Kurti!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kosovë, ish-ambasadori Çejku zbulon ku gaboi Albin

Në podcastin “Të Pashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”, ish-ambasadori Arben Çejku analizoi faktorët që sollën rënien drastike të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Sipas Çejkut, ekonomia, mungesa e investimeve, izolimi financiar në përpjekje për të ngelur i pa korruptuar dhe përplasjet me SHBA-BE, kanë qenë arsyet përse Kurti ka rënë me 10 për qind në zgjedhje.

Pjesë nga intervista:

-Pse kjo rënie e madhe e partisë së Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Çejku: Mendoj se ekonomia është kryefjala e të gjitha problematikave të brendshëm në Kosovë. Kosova ka mbetur tashmë një nga vendet më të varfra në Evropë. Ka mangës në investimet e huaja, duke patur një diasporë të shkëlqyer ajo nuk ka mundur ta shfrytëzoj investime nga diaspora e saj. Ka përpjeke të tregut individual tregut të lirë dhe jo të suportuar nga qeveria, po ashtu fondet për bujqësinë, ambientin infrastrukturën. Kompleksi për të mbetur të ndershëm të pastër dhe të pakorruptuar i ka dërguar në një izolim financiar të buxhetit të shteti i cili duhet të ishte i dedikuar për investime në infrastrukturë dhe energji.

-Mos ndoshta faktori kryesor dhe më i madh që ka ndikuar në tkurrjen rezultatit të Vetëvendosjes ka qenë lufta e hapur me faktorin ndërkombëtare veçanërisht me SHBA-në?

Çejku: Sigurisht që ka marrë goditje për përplasjet me SHBA-në por edhe me BE-në nuk është se ka pasur marrëdhënie të mira. BE për këtë ka vendosur disa kufizimi ndaj Kosovës për këtë arsye.

-Ku ka gabuar gjatë këtij mandati Kurit në raport me qasjen e Kosovës ndaj faktorit ndërkombëtarë.

Çejku: Kosova është ndërtuar si një kompromis i madh ndërkombëtar si një bashkim dhe një shtet i mbështetur nga SHBA,BE dhe NATO. Pavarësia e Kosovës, ka një kleçkë nuk është e plotësuar sepse nuk është anëtare e OKB-së, herë pas herë ndërkombëtarët për çështje të ndryshme edhe nëpërmjet rezolutës 1224, që ka mbetur fatkeqësisht në fuqi ende. Kurti nuk ka qenë në kushtet e një kryeministri të një vendi me sovranitet të plotë. Ka qenë në kushtet e një kryeministri të një shteti me probleme të mëdha. Në momentin që Kurti tentoi ti tregoj vendin atyre që i ka dhënë pavarësinë Kosovës, është vënë në një pozicion konfrontimit.

Lini një Përgjigje