TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Janar 2025, 10:45

Vrasja makabre e Liridona Ademajt, Prokuroria tregon pse Naim Museli është pa akuzë zyrtare: Nuk dimë motivin pse e vrau

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja makabre e Liridona Ademajt, Prokuroria tregon pse Naim Museli

Prokuroria e Kosovës pritet të ngrejë sot akuzën zyrtare për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor 2023, vrasje e organizuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

I pranishëm në sallë është vëllai i Liridonës. Prokurorja e rastit është Javorka Perlinqeviq si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Gashi është shprehur se vrasja e cila fillimisht është inskenuar si grabitje, është hetuar në disa dimensione.

“Ky rast ka qenë i inskenuar si grabitje, falë angazhimit të hetuesve dhe prokurores, kemi arritur të zbulojmë kryesit e veprës penale. Ka qenë çështje e ndjeshme dhe janë zhvilluar hetime në shumë dimensione. Kemi siguruar ekspertiza edhe nga jashtë vendit.Seanca dhe shqyrtimi gjyqësorë do të jetë i hapur dhe do të keni qasje”, është shprehur Gashi në seancë.

Prokurorja Perlinqeviq: Para fillimit të konferencës kam biseduar edhe me përfaqësuesit e familjes Ademaj. Besoj që shumë gazetarë kanë qenë të kycur që prej momentin kur ka ndodhur rasti. Keni të qartë të gjithë se rasti është lajmëruar si grabitje. Hetuesit policor, Nazim Haliti dhe Ibrahim Sahiti do tu drejtohen

Hetuesi Nazim Dalipi: Lidhur me rastin që ka ndodhur atë ditë, kemi parë se dicka siç është prezantuar si grabitje ka pasë dyshime dhe ne si hetues dhe kemi vazhduar me mbledhjen e dëshmive. Ka rezultuar se përfshihen Naimi dhe dy të tjerë. Kemi mbledhur prova edhe në Prishtinë dhe Gjakovë.

Prokurorja: Prova matariale në këtë ngjarje janë mbledhur shumë shpejt dhe në afat të shkurtër kemi mbledhur. Çka ka munguar është motivi që e ka shtyrë Naim Murselin të urdhërojë vrasjen Liridona Ademajn. Kemi shfrytëzuar ndihmën ndërkombëtare nga mbretëria e Suedisë dhe për këtë arsye organeve të Suedisë i jemi drejtuar të na dërgojë të dhëna për jetën e tyre familjare. Kemi marrë përgjigje në pyetjet që kemi dërguar atje dhe atëherë kemi mundur të kemi pasqyrën e plotë të ngjarjes.

Dhe me gjithë motivin që e ka shtyrë Naim Murselin deri të eliminimi i Liridonës. Derisa nuk i kemi pranuar këto dhe derisa nuk e kemi pasur fotografinë e qartë nuk kemi mundur të vazhdojmë tutje. Kemi ardhur te motivi se pse Naim Murseli ka dashur vrasjen e Liridona Ademaj, që e ka përfshirë edhe djalin e hallës Kushtrim Kokallën dhe Granit Plava që është kryerësi fizik i veprës penale.

Si ndodhi ngjarja?

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë, në moshën 30-vjeçare. Fillimisht, rasti u raportua si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por pas dy ditësh, më 1 dhjetor 2023, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar dy persona, përfshirë Naim Murselin, bashkëshortin e Liridonës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vazhduar disa herë masën e paraburgimit për tre të dyshuarit, Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën. Ndërkohë, për të katërtin, T.D., Gjykata Supreme ka ndërprerë masën e paraburgimit, duke lejuar mbrojtjen e tij në liri. Ai u arrestua më 9 dhjetor nën dyshimin se kishte shitur armën qitësit.

Lini një Përgjigje