TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Shtator 2023, 08:48

Vjosa Osmani flet nga New York: SHBA është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut Kosovë - Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Vjosa Osmani flet nga New York: SHBA është çelësi për
Derek Chollet dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut.

Presidenca ka njoftuar të martën se sipas Osmanit, suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

Sipas Osmanit, që po qëndron në New York për samitin e OKB, njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i përmbylljes së dialogut.

“Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhe potencoi se Kosova është e interesuar të ecë përpara në rrugëtimin euroatlantik, me mbështetje dhe koordinim me aleatët.

 

derek chollet osmani dialogu kosovë-serbi

Lini një Përgjigje