TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Qershor 2023, 12:04

Trazirat në veri, presidenti i Malit të Zi: Të mbahen zgjedhjet e reja dhe të themelohet Asociacioni!

Shkruar nga Pamfleti
Trazirat në veri, presidenti i Malit të Zi: Të mbahen zgjedhjet e
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, vlerëson se për të qetësuar situatën në Kosovë është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në veri dhe të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është absolutisht i papranueshëm. Në fund të fundit, këta ushtarë kanë bërë një punë mjaft të mirë në mbrojtjen e një pjese të trashëgimisë së Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” ka theksuar Milatoviç.“

Për të përmirësuar situatën, duhet të mbahen zgjedhje të reja në komunat veriore të Kosovës dhe Kosova duhet të themelojë Asociacionin”, ka shtuar ai.

I pyetur se çfarë duhet të bëhet fillimisht, ai është përgjigjur se fillimisht zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës. I pyetur nëse serbët do të marrin pjesë në to, Milatoviç deklaroi se veriu duhet të shkojnë në zgjedhje. “Duhet, sepse duhen dy për tango”, shtoi ai.

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

trazirat në veri presidenti i malit të zi

Lini një Përgjigje