
Plani franko-gjerman shihet si hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kurti ka deklaruar se sot ka shkuar në Ohër të firmosë marrëveshjen, ndërkohë vetë Vuçiç një natë më parë deklaroi disa herë se nuk ka për të firmosur....
Do të ketë apo jo tym të bardhë? Kjo është ajo që po pritet prej orësh të tëra nga Ohri, aty ky Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë duke negociuar për planin franko-gjerman.
Janë dhjetëra orë takime, biseda e negociata dhe ende nuk ka asnjë njoftim se çfarë po ndodh në tryezën e bisedimeve.
Kurti, që një ditë më parë mbërriti në Ohër, ndërsa në mëngjes nisi takimet me zyrtaret e BE. Rreth orës 10.00 ai u takua me Gabriel Escobar dhe më pas me shefin e diplomacisë në BE, Josep Borrel dhe emisarin Miroslav Lajçak. Me ta pati takime edhe Vuçiç dhe rreth orës 15.00 nisi takimi mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Pas rreth një orë pati një ndërprerje dhe u duk sikur u mbylla aty, por rinisën negociatat.
Mes tyre pati afro 5 orë bisedime dhe pak para orës 21.00 pati një tjetër ndërprerje për të rifilluar bisedimet rreth orës 21.45. Mësohet se pjesë e negociatave është bërë dhe zyrtari i DASH, Gabriel Escobar.
Deri më tani janë mbi 11 orë takimesh e negociatash në Ohër me shpresën se do të gjendet gjuha e përbashkët për arritjen e paqes. SHBA e BE e kanë bërë të qartë se sot kërkojnë të firmoset plani franko-gjerman. Sikundër thuhet, kush refuzon do të përballet me pasoja dhe si Kurti ashtu dhe Vuçiç nuk janë në pozita të lehta.
Plani franko-gjerman shihet si hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kurti ka deklaruar se sot ka shkuar në Ohër të firmosë marrëveshjen, ndërkohë vetë Vuçiç një natë më parë deklaroi disa herë se nuk ka për të firmosur. Për të vija e kuqe është asociacioni. Vetë Kurti nuk e pranon asociacionin dhe kjo ndan palët. Mbetet të shihet nëse sot do të ketë apo jo rezultat pozitiv. Fakti që bisedimet po zgjasin, shihen si një sinjal se ka një lloj dakordësie. Në fund do të jetë Borrel ai i cili do të flasë për gazetarët dhe do të njoftojë nëse pati tym të bardhë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje