TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Mars 2023, 13:41

Ohër/ Përfundojnë takimet e veçanta, Kurti dhe Vuçiç pritet të ulen përballë njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti
Ohër/ Përfundojnë takimet e veçanta, Kurti dhe

Kanë përfunduar takimet e veçanta në Ohër, të Kurtit dhe Vuçiçit me ndërmjetësuesve evropianë të dialogut Kosovë-Serbi, Josep Borell dhe emisarin Miroslav Lajcak.

Pas prezantimit të udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes evropiane në takime të ndara, tani pritete të nisë takimi trepalësh ku Kurti dhe Vuçiç do të jenë përballë njëri-tjetrit, për të diskutuar rreth këtij dokumenti.

Nga ky takim nuk do të ketë nënshkrim, por do të punohet për të arritur finalizimin e marrëveshjes, qemë pas pritet të nën shkruhet në një takim tjetër.

Kështu u shpreh dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se bisedimet s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes.

Ndërkohë që pas përfundimit të takimit 3 palësh pritet që të dalin në një konferencë për mediat ku do të komunikohet çfarë u arrit nga ky takim.

be ohër kurti vuçiç

Lini një Përgjigje