Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiti, ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se udhëheqësit e Kosova janë ngujuar në shtëpi, duke marr pjesë vetëm në takime rajonale.
Në mungesë të ftesave tjera, ka thënë ajo, në këto forume po marrin pjesë nga disa zyrtarë të lartë të Kosovës.
Sipas saj, Kosova është në një rënie të shëmtuar të diplomacisë.
“Ndëshkimi amerikan kushton! Treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre në të njëjtin takim, duke lutur të hiqen sanksionet ndaj Kosovës…rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.
Lini një Përgjigje